Është arrestuarr ditën e sotme një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Blutë e Tiranës kanë bërë të mundur kapjen e një tjetër personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht shtetasin: Erlis Belba, vjeç 25 lindur dhe banues Pogradec.
Shtetasi shqiptar, Erlis Belba, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane, me urdhër-arresti me nr.OCCC 9307, datë më 12.12.2017, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, kryerjen e veprave penale “Anëtar i organizatës kriminale në vjedhjet me dhunë, marrja e sendeve të vjedhura, përdorimi i lëndve eksplozive”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Kapet një tjetĕr person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia e Tiranës në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, gjatë paradites së sotme ka bërë të mundur kapjen e një tjetër personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht shtetasin:
Erlis Belba, vjeç 25 lindur dhe banues Pogradec.