Ja kush po e vret Elbasanin? Denoncimi i deputetit (Foto)

0
198

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Endri Hasa ka denoncuar helmet që lëshohen nga incenratori i Elbasanit, për të cilin thotë se po vret njerëzit.
Përveç inceneratorit Hasa thekson se, edhe rafineria po helmon ajrin dhe tokën e Bradasheshit në Elbasan.
“Kush po e vret popullin e Elbasanit? Inceneritori që reklamohet se nuk po rresht së pastruari Elbasanin dhe gjithë Shqipërinë dhe suskesi i madh çoi Gjiknurin në Elbasan per t’i qarë hallin Inceneratorit se nuk paska plerhra mjaftueshëm. Nuk ka plerhra mjaftueshem qe t’i marrin totalisht frymen popullit te Elbasanit. Nuk mjaftonte Inceneratori na doli dhe Rafineria që nuk po helmon vetem ajrin, por edhe tokën e Bradasheshit. Korrupsioni dhe babëzia qeveritare, po i vret njerëzit e qytetit tim”, shkruan Hasa në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here