Pak ditë para festës së madhe të komunitetit bektashi, Sulltan Novruzit, presidenti i Republikës Ilir Meta e ka vlerësuar maksimalisht këtë besim fetar me filozofi optimiste dhe që ka përcjellë e vazhdon të përcjellë mesazhe paqeje në një kohë kur janë shfaqur rryma të radikalizmit.
Në një simpozium të studiuesve dhe përfaqësuesve të Komunitetit Bektashian, Meta tha se shumë personalitete të shquara shqiptare kanë shkruar për bektashizmin, si Naim Frashëri, Faik Konica, Musine Kokalari etj.
Do të vlerësoja mundin e shumë personaliteve me në krye Reshat Bardhin që e ngritën nga hiri bektashizmin.
Besimi bektashian u përqafua për mistikën që përfaqëson dhe filozofinë optimiste. Kjo fe i tregon shqipërtarët një komb mendjehapur
Ne kemi parë pavarësinë dhe themeluesit e shqiptar që kërkuan që shteti shqiptar të ngrihej mbi të gjitha besimet dhe në radhë të parë mbi unitetin fetar.