Akuza per falsifikim: Dosja e ish deputetit ne gjykate

0
244

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale me të pandehur Shkëlqim Selami, ish-deputet. Pas mbylljes së hetimeve, prokuroria e ka dërguar dosjen në Gjykatën e Tiranës ndaj Selamit.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:
Prokuroria pranë Gjykatës se Shkalles se Pare Tirane ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal ne ngarkim te te pandehurit Sh. S., i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Kuvendi i Shqipërisë me date 17.12.2015 ka miratuar ligjin me nr.138 “Për garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike. Ne zbatim te ligjit te sipërcituar, i pandehuri, ne cilësinë e deputetit te Republikës se Shqipërisë, ka qene i detyruar te plotësoje “Formularin e vetedeklarimit” me ane te te cilit duhet te deklaronte ekzistencën ose jo te shkaqeve për te kandiduar, për te mos u zgjedhur, ose emëruar.

Nga kqyrja e formularit te vetedeklarimit te te pandehurit, vihet re se ky shtetas i është përgjigjur me “JO” pyetjes nëse është caktuar ndaj tij ndonjëherë ndonjë mase shtrënguese e sigurisë personale ne fuqi, ose jo.

Referuar dokumentacionit te administruar ne përgjigje te leterporosise se autoriteteve italiane te drejtësisë, rezulton e provuar se:

I pandehuri eshte arrestuar ne vitin 2006 ne ekzekutim te masës se sigurimit “arrest me burg”, leshuar nga Gjykata e Brindizit ne vitin 1994, per vepren penale te “Pjesemarrjes ne organizate kriminale me qellim emigracionin klandestin”. Ne date 06.09.2006 masa e sigurise eshte hequr dhe ne date 07.02.2007 Gjykata e Brindizit ka dhene vendimin per shuarjen e vepres penale per arsye parashkrimi.

Ne kushtet kur kemi te bejme me

1) Nje vendim gjykate per caktim mase sigurimi te padeklaruar qe ka te beje me grupin e veprave te percaktuara ne sferen e nenit 2 pika 1 te ligjit “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen, ose ushtrojne funksione publike”, per te cilin personi nen hetim ka marre dijeni pasi ketij personi i eshte dhene nje kopje ne momentin qe eshte ekzekutuar kjo mase.

2) Me nje vendim qe Gjykata e Brindizit nuk eshte shprehur per pafajësi sikurse ka deklaruar personi nen hetim per te cilin personi nen hetim ka dijeni, per arsye se dy avokatet qe e kane perfaqesuar ne kete gjykim, kane qene avokate te zgjedhur nga vete ai, arrihet ne perfundimin se keto dy rrethana kan qene te detyrueshme per t’u deklaruar nga i pandehuri si rrethana te cilat kane te bejne me shkaqet e parashikuara nga ligji per vazhdimin ose jo te funksionit.

Ne keto kushte, Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka derguar per gjykim proçedimin penal ne ngarkim te te pandehurit Sh.D, i akuzuar per kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formulareve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here