Punonjësit e Shërbimit të Provës ndodhen nën presion për të dhënë dorëheqjet.
Denoncimi është bërë nga punonjës të këtij institucioni, që drejtohet nga Engjell Hysi, bashkëshorti i deputetes socialiste Vasilika Hysi.
Shkresat përmes të cilave u kërkohet punonjësve të dorëhiqen ose në të kundërt do të shkarkohen nga detyra janë firmosur pikërisht nga Engjell Hysi.
Burri i Vasilika Hysit, Engjëll Hysi dhe gruaja e Pjerinit Ndreut që është drejtoresha e re e burimeve njerezore, po shkarkojnë pa të drejtë mbi 70 veta ndërkohe që procedura e rregullt duhet të ishte që të pritej hapja e konkurseve nga DAP. Kjo lëvizje e tyre për të emëruar militantët e partise do i kushtojë shtetit qindra miliona leke në gjyqe pasi ata që do hiqen do fitojne të gjithë të drejtën për mos respektimin e procedures së largimit nga puna.
Mësohet se të paktën 100 punonjës në të gjitha zyrat e Shërbimit të Provës rrezikojnë vendin e punës, ndërsa u kërkohet dorëheqja pasi nuk ka motivacion për t’i larguar nga funksionet që kanë.