Letrat nga populli (anonime) e Fatmir Xhafës ka shënjestër Ramën

0
429

 

Nga Basir  Çollaku

Dikur, ne ato mote, kur Fatmir Xhafa, ishte hetues i regjimit te diktatures, keto meraqet e shkruara, quheshin letra anonime, ndersa sot quhen te hapura. Meqe z Xhafa i dergon leter Prokurores se Pergjithshme, znj Arta Marku, qe Krimet e Renda te therrasin Berishen dhe Bashen, per deklarimet e tyre publike, per 613 kg kokaine, perse nuk i kerkon qe po Krimet e Renda, te therrasin dhe Fatmir Xhafen, ta pyesin per denimin per trafik droge te Agron Xhafes dhe deklarimin e tij publik.. ?! Sepse policia ka mekatet e veta, Xhafa ka diçka me shume. Asnje vend ku demokracia funksionon, hetuesit e diktatures nuk do te imagjinonin te ishin hetues te drejtesise dhe drejtues te rendit. Ne asnje vend jodiktatorial kjo nuk do te ndodhte. Tek ne po. Xhafa, Ruçi dhe plot vartes te tyre njerez me peshe ne lemin e drejtesise kane mundesuar kapjen e sistemit. Ata bejne regjine te tjeret binden. Ky eshte kurthi ne sistemin e drejtesise ku prokuroria, gjykata dhe policia kane nje rreng tjeter qe kapercen modelin “Tahiri.” Forca e Ligjit shpikja burokratike e ministrit te brendshem thuajse ka deshtuar. Rreth 90 perqind ne mos me teper te te arrestuarve jane liruar nga gjykatat per mungese provash. Shkurt, ndalime te nxituara.. propagandistike. Presioni i policise ndaj ngjarjeve dhe zinxhirit eshte i njejte, nga arrogant nen regjimin Tahiri eshte bere i sofistikuar e me shume dinak, nen regjimin Xhafa. Ndoshta z. Xhafa e ka letren mendjeholle kunder Rames. Kerkon qe tr kete nje procedim penal nga rrefimet e Berishes dhe Bashes per akuzat e tyre ndaj Olsi Rames per implikime ne trafikun e kokaines. Ndoshta Xhafa eshte duarlidhur te veproje personalisht kunder shefit te vet ndaj i duhet nje alternative proceduriale per te gjetur pronaret e droges dhe per ti vene perballe Prokurorise. Kjo eshte nje mundesi. Xhafa shquhet per ambicien antirama, flirtimet proveliaj, sheqerosjet properendimore, dhe i duhet ti ktheje reston Edi Rames kur e detyroi te mos jape doreheqje dhe pergenjeshtroje vetvetrn duke i shkuar pas bishtit KM.. Kjo eshtr nje leter anonime me shume kunder Rames, ku thashethemet brenda Rilindjes mendojne gjithnje e me shpesh ministrin e brendshem violine e pare. Ndaj duhet Rama te jape hesap per superdosjet.. Ne fillim Xibraka, pastaj Tahiri, pastaj Maminasi dhe me tej ka plot.. Sepse nderkombetaret jane lodhur me Ramen. Ndoshta udhetimi i pritshem i Xhafes ne USA ka shtigje befasish ne kthim. Ndaj letra e Xhafes per Arta Markun, nuk eshte aq e hapur sa çduket….

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here