Ndodh çudia! Rama ‘përmallohet’ për Bashën: Vërtet e mrekullueshme sikur të ishim sëbashku…

0
181

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer në vëmendje takimin e 17 majit 2017 mes tij dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Nga Brukseli ku zhvilloi takime në kuadër të proçesit të hapjes së negociatave, Rama i kujtoi opozitës marrëveshjen që ai kishte bërë natën e 17 Majit me Lulzim Bashën, që dy partitë e mëdha të ishin së bashku në këtë çështje.

“Do të kishte qenë vërtetë e mrekullueshme që të ishim këtu sëbashku me kryetarin e opozitës sikundër e patëm biseduar në mbrëmjen e gjatë të 17 Majit, por për fat të keq kjo nuk ka ndodhur dhe do të na duhet që boshllëkun e madh që ka krijuar opozita dhe posaçërisht PD në këtë proces, ta mbushim me forcat tona.

Nuk dua të bëj komente për opozitën. Opozita zgjedh dhe vendos atë që sheh më të arsyeshme. Populli sheh dhe gjykon, përfshirë dhe votuesit e opozitës, por dua të them që mungesa e opozitës në këtë proces apo disa deklarata të llojit “më ka çuar nana me la gojën”, janë vërtetë për të ardhur keq”, theksoi Rama.

Një ditë më parë, Kryeministri tha se Shqipëria meriton hapjen e negociatave me BE, duke shtuar se nuk po kërkojmë një favor, nuk po kërkojmë një dhuratë, nuk po kërkojmë një shprehje tjetër, përveçse afirmimit të asaj që meritojmë, hapjen e negociatave.

“Shpresojmë dhe besojmë që Komisioni të jetë i drejtë me Shqipërinë dhe të bëj një rekomandim të qartë dhe pastaj sigurisht mbetet beteja diplomatike për të bindur çdo vend anëtar dhe për të bërë çmos që problematika të ndryshme, brenda vendeve të mos kthehen në një arsye që të penalizohet Shqipëria”, theksoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here