Gati për çeljen e negociatave, Ramës i del ‘gënjeshtra’/ BE: Shqipëria nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë…

0
417

48 orët e fundit shqiptarët janë bombarduar me propagandën e Edi Ramës se ai i ka përmbushur kushtet për çeljen e negociatave dhe, nëse propozimi i Brukselit nuk miratohet nga vendet anëtare, është faji i vendeve anëtare dhe i opozitës.

Por në nivelet më të larta të Bashkimit Europian ka një opinion të ndryshëm nga ai i Edi Ramës.

Megjithëse mediat e Tiranës nuk i kushtuan pothuajse fare vëmendje Presidentit të Parlamentit Europian, Antonio Tajani, mesazhi i tij është tregues i qartë se Shqipëria nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave.

Në takimin “Miqtë e Shqipërisë”, Presidenti Tajani, duke vlerësuar bashkëpunimin me Guardia di Finanza  deklaroi se “trafiku i drogës është një plagë e hapur, e cila duhet të kurohet. Duhen shkulur me rrënjë arsyet që na kanë sjelle në këtë situatë dramatike. Nuk mund të tolerojmë më dhe as të lejojmë që të mos dënohen këto fenomene”.

Kjo do të thotë se jo të gjithë nivelet e larta politike në Bruksel i besojnë Ramës, kur flet për përmbushje të kushteve, përfshirë atë të luftës kundër drogës dhe krimit të organizuar.

I vetmi person që është para drejtësisë sot për fenomenin e drogës, siç e përshkruan Presidenti Tajani, është Saimir Tahiri, por opozita ka shfaqur shqetësimin se Rama po bën gjithçka për mbylljen e hetimeve dhe mosdënimin e ish-ministrit të brendshëm.

Mbrojtja e Tahirit me imunitet është problem edhe për palën gjermane, çka u deklarua në Tiranë gjatë vizitës faktmbledhëse për llogari të CDU-së së Angela Merkel, deputeti Thorsten Frei.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here