Zlatan Ibrahimovic i thotë lamtumirë Manchester United, rreth 1 vit e gjysmë pas mbërritjes së tij në “Old Trafford”.
Sipas ESPN, sulmuesi suedez ka marrë lejen nga Jose Mourinho për të firmosur me Los Angeles Galaxy në MLS.
Tashmë nuk ka më asnjë dyshim, ish-futbollisti e skuadrave më të mëdha europiane, Ajax, Juventus, Inter, Milan, Barcelona dhe PSG do të luajë në Amerikë.
Në fund të kësaj jave është parashikuar edhe firmosja e kontratës me Galaxy.
Ibrahimovic e ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me “Djajtë e Kuq” më 26 dhjetor kundër Burnley-t, duke shfaqur në vazhdimësi probleme fizike.
36-vjeçarit i skadonte kontrata në fund të sezonit, por duke parë që United është eliminuar nga Championsi dhe nuk ka shanse të triumfojë në Premier League palët kanë rënë dakord me një marrëveshje xhentëlmenësh që bashkëpunimi të përfundojë në mars dhe Ibra të bëhet gati për startin e sezonit të ri në MLS.