Misteri i vajzës që u zhduk 19 vjet më parë dhe mesazhi në kartëmonedhën 1 $: Jam gjallë

0
403

Një kartëmonedhë e zbuluar së fundmi mendohet se përbën çelësin në zhdukjen e mistershme të një 11-vjeçareje, 19 vite më parë.

Mikelle Biggs u pa për herë të fundit në shoqërinë e motrës së saj më të vogël teksa prisnin të blinin një akullore tek një furgon jashtë shtëpisë së tyre në Mesa, Arizona, në janar të vitit 1999.

Kartëmonedha 1 dollarëshe mbi të cilin ishte lënë një shënim u zbulua javën e shkuar në Wisconsin, më shumë se 1400 milje larg vendit ku Mikelle u zhduk.

“Emri im është Mikel Biggs, e rrëmbyer nga Mesa AZ. Unë jam gjallë”, shkruhet në mesazh.

Kartëmonedha që i përket vitit 2009 është dorëzuar në policinë e Neenah më 14 mars. Teksa duket se është shkruar nga dora e një fëmije, emri i Mikelle është gërmëzuar gabim.

Hetuesi i Policisë së Neenah, Adam Streubel tha për mediat lokale se ata janë duke hetuar të dhënën më të fundit, por druhen se mund të bëhet fjalë vetëm për një shaka mizore.

Policia tha se prej shumë kohësh nuk kishin më asnjë të dhënë për çështjen, që dekada më parë kishte tronditur komunitetin.

Mikelle u zhduk në vitin 1999 teksa ishte duke luajtur jashtë shtëpisë së saj bashkë me motrën më të vogël në moshë, ndërsa prisnin furgonin e akulloreve.

Biçikleta e saj u gjet në rrugë bashkë me monedhat me të cilat do të blinte akulloret.

Policia në atë kohë kontrolloi çdo furgon akulloreje në shtet, pa mundur të bjerë në gjurmët e vogëlushes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here