Rama godet sërish: Jep edhe 10 koncesione të tjera, me vlerë 140 mld lekë të reja…

1
217

Edhe pse Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e pak ditëve më parë për Shqipërinë ripërsëriti thirrjen ndaj qeverisë që të ndalojë aplikimin e skemës së PPP-ve (Partneritet Publik Privat), Rama duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Vetëm për vitin në vazhdim, 2018, janë 6 kontrata koncesionare të reja pritet të lidhen në sektorin e transportit, me një vlerë totale që arrin në 140.6 miliard lekë të reja. Të dhënat I raporton “Open Data Albania” e cila I referohet ministria së Financave dhe Ekonomisë.

Referuar këtyre dhënave për 2018-ën parashikohet të fillojë ndërtimi me koncesion për ndërtimin dhe Operimin e Aksit Tirane-Thumane-Vore; i Rrugës Kardhiq – Delvine dhe Kashar – Rrogozhine; Po ashtu, parashikohen të lidhen kontratë koncesionare edhe për akset Milot – Balldren; Orikum-Himarë dhe ajo e rrugës së Arbrit.

Sektori i transportit mban peshën kryesore të kontratave koncesionare që pritet të lidhen përgjatë vitit 2018, duke qenë se në total parashikohet nënshkrimi i 8 të tillave, kurse 2 kontratat e tjera i takojnë sektorit të arsimit, për ndërtimin e shkollave në Tiranë dhe atij të shëndetësisë për ndërtimin e Spitalit të Fierit.

Në total qeveria shqiptare  ka nënshkruar 223 kontrata koncesionare apo partneritete publike-private, me një vlerë totale prej 504.8 miliard lekë, ku peshën më të madhe të tyre e mban sektori energjetik me 75% të totalit. Kurse pas nënshkrimit të kontratave të reja për vitin 2018 vlera e koncesioneve ekzistuese dhe atyre të parashikuara do të shkojë në  661,5 miliard lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here