Prej 20 ditësh Shkodra ndodhet nën ujë, ndërsa publikisht Kryebashkiakja Voltana Ademi ka deklaruar se 5 mijë hektarë tokë janë përmbytur.
Por duket se Kryeministri Edi Rama, të cilit i është kërkuar të shpallë gjendjen e emergjencës, ajo çka pasqyrohet nga Shkodra ka të bëjë me përmbytjet e viteve më parë.
Në një koment në rrjetet sociale, Rama shprehet se fotot e publikuara janë të përmbytjeve të vitit 2010.
“Shkodër – (Përtej propagandës së kazanit digjital me foto të përmbytjeve të vitit 2010) SHTETI NË KRYE TË DETYRËS”, shkruan Rama, ndërsa ka postuar foto të ministrave Olta Xhaçka dhe Ditmir Bushati.
Por pas këtij komenti, ndjekësit e Ramës në rrjet i janë kundërvënë, duke i kërkuar të ndihmojë qytetarët, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme .