Për LSI-në, kryeministri Edi Rama nuk shpall emergjencën për qarkun e Shkodrës, që të mos marrë përsipër detyrimet e fatkeqësisë.
“Dëmet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur e kanë kthyer varfërinë e tyre në mjerim të vërtetë.
Për shumicën e tyre, alternativë e vetme do të ishte të gjenin zgjidhje jashtë vendit pasi kjo qeverisje i shtyu në mjerim të vërtetë.
Është e papranueshme, penalisht rëndë e dënueshëm mos shpallja e gjendjes së emergjencës civile kjo bëhet me një qëllim që qeveria të mos marrë përsipër detyrimet mbi këtë fatkeqësi që lidhet edhe me shkarkimet e jashtëzakonshme që KESH ka bërë”,tha Vasili.