Dokumenti nxjerr zbuluar Prokurorinë: Xhika u shantazhua për të favorizuar një firmë për rrugën Elbasan-Cerrik

0
301

Prokuroria e Elbasanit po shantazhon dhe po mban në burg Dashamir Xhikën jo për shkak të akuzave të propoganduara për korrupsion dhe tjetërsim fondesh, por për shkak të një dokumenti administrativ, që mban firmën e Ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve. Dokumenti I publikuar sot në një nga portalet në pronësi të Partisë Socialiste, për të cilën thuhet se kjo është arsyeja që Xhika po mbahet në burg është tregues jo vetëm I panikut të Prokurorisë për sfumimin e malit të akuzave të ngritura prej saj, por edhe tregues I qartë që Dashamir Xhika është shantazhuar për të favorizuar një tjetër firmë për ndërtimin e rrugës Elbasan-Cërrik.
Po çfarë përmban dokumenti?

Dokumenti paraqet vërtetimin që ish-Drejtori I Autoritetit Rrugor ka dhënë për firmën “Vëllezërit Hysa”, sipas të cilës kjo firmë ka shlyer 93.39% të punimeve për rrugën Elbasan-Gjinar. Xhika ka lëshuar këtë dokument për firmën “Vëllezërit Hysa” që ka kryer punimet e Gjinarit, në mënyrë që t’i krijonte asaj mundësinë për të marrë pjesë në tenderin për ndërtimin e rrugës Tiranë-Cërrik. Duke dashur të favorizojë firmën Hysa për të marrë pjesë në punimet e kësaj rruge, Xhika ka kryer një shkelje administrative për të cilën kjo është arseyeja që mbahet në burg, dhe jo akuzat e propoganduara për vjedhje, tjetërsim fondesh dhe korrupsion me qindra miliona euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here