“Fshesë në fondin e sigurimeve shëndetësore, punësimi me 4 mijë euro në firmën e Xhafës…”

3
258

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që denoncon largimet nga puna në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Sipas qytetarit, punonjësit po largohen nga puna dhe po zëvendësohen me njerëz të tjerë që nuk përmbushin kriteret. Sipas Berishës punësimi është ose për 4 mijë euro ose me firmën e Xhafës.

STATUSI I BERISHËS
Fshesë në fondin e sigurimeve shëndetësore!
Punësimi me 4 mijë euro dhe firmën e Xhafës!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje dhe respekt për ju z.Berisha.
Po ju shkruaj ju pasi jeni e vetmja faqe që s’mund me u ble kush.
Në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore (ish-Isksh) ka nisur një fushat spastrimi, heqje nga puna pa kurrëfarë kriteri. Me gjasme ristrukturim, njerëzit po hidhen në rrugë dhe më e forta është se zëvendësohen nga njerëz të tjerë që s’dinë kurrë gjë pse ndodhen aty. Punonjësit duhet të plotësojnë njërin nga 2 kritere:
1- T’i sjellë Fatmir Xhafa,
2- Të paguajnë te sekseri 4000 euro.
Verifikoheni rastin ju lutem dhe bëni diçka. FALEMINDERIT
Ja këtë letër mori dje punonjësi në dorë dhe javës tjetër është i hequr.”

Berisha fb

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here