I shtrohet burri në spital, moderatorja braktis spektaklin dhe ikën me urgjencë

0
287

Të gjithë mezi e prisnin kthimin e saj në ekranin e televizionit.

Ajo është një nga modelet më të famshme shqiptare dhe u bë akoma më shumë e famshme pas martesës së saj me aktorin turk.

Së fundmi Almeda u angazhua me projektin e moderimit të spektaklit “Dancing With the stars”.

Mirëpo diçka e rëmndësishme ka ndodhur dhe ka bërë që modelja të kthehet drejt Turqisë.

Bëhet fjalë për shtrimin në spital të bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman.

Mësohet se aktori i famshëm turk do të nisej drejt Afrikës për të takuar një grup të madh fansash në Angola dhe paraprakisht, ishte vaksinuar kundër sëmundjeve të rrezikshme që ndodhen në kontinentin afrikan.

Por vaksina i ka shkaktuar atij një reaksion të rëndë alergjik dhe Tolgahan është dërguar me urgjencë në spital me temperaturë tepër të lartë.

Në këtë situatë, Almeda është nisur drejt Turqisë për të qenë pranë tij, duke braktisur kështu për pak kohë spektaklin “Dancing With The Stars”.

Mesa duket situata duket se është normalizuar për Sayisman.

Sipas mediave turke, mjekët e kanë këshilluar vetëm që të bëjë disa ditë pushim derisa trupi i tij të rikthehet në gjendjen e mëparshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here