Legjenda e Statujes se Lirise

0
173

Sipas legjendës, Statuja e Lirisë erdhi tek skulptori Frédéric Auguste Bartholdi si një vizion: duke lundruar në gjirin e Nju Jorkut, në vitin 1870, artisti francez papritur imagjinoi mishërimin e lirisë që e mirëpriste.

Ai e skicoi idenë e tij dhe menjëherë nisi të lobojë pranë njujorkezëve me ndikim dhe bashkëkombasve të vet të fuqishëm. Edhe pse njujorkezët e panë atë si një ëndërrimtar, francezët e konsideruan si dikë me një ide perfekte për krijimin e një dhurate me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kur kaloi edhe viti 1876, sidoqoftë Zonja e Lirisë ishte një vepër për të cilën punohej ende. Bartholdi dërgoi dorën dhe pishtarin e saj të ekspozohej në një shfaqje në Filadelfia, ndërsa së bashku me Gustave Eiffel (ashtu sikundër edhe për kullën Eifel) punuan për të krijuar pjesën tjetër të saj.

Ai e mbaroi punën në vitin 1884 dhe e paraqiti në Paris ndërsa në Shtetet e Bashkuara bëhej gati piedestali.

Më pas, ashtu si dhe dokumentohet në këtë kolazh fotografik të revistës “Time” me fotografi që datojnë prej ndërtimit të saj, erdhi momenti që statuja të transportohej në Amerikë përtej Atlantikut.

Me kujdesin më të madh, Perëndesha e Lirisë u paketua në 214 kuti të stërmëdha, që iu dorëzuan kompanisë së lundrimit Isère për t’u dërguar në SHBA.

Përgjegjës për dërgesën ishte një lejtnant francez 19-vjeçar, Rodolphe Victor de Drambour. Asnjë hambar në anijen e vogël nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për kutitë gjigande. Ai preu pjesët anësore të anijes, e sistemoi perëndeshëm drejt e në këtë hapësirë. Përgjatë  72 orëve të stuhisë që goditi anijen, lejtnanti qëndroi në bordin e anijes ndërsa kutitë tundeshin egërsisht duke rrezikuar ta mbysnin.

Dy ditë pas ditëlindjes së tij të 20-të, ai hodhi spirancën pranë Sandy Hook, mirëpritur nga “New York World”, “New York Yacht Club”, Flota e SHBA-së dhe me një darkë të mirë në restorantin “Hoffman House”.

Ishte 132 vjet më parë, më 17 qershor 1885 kur anija dhe ngarkesa e saj e çuar arritën Nju Jorkun – dhe duhej të kalonte dhe një vit tjetër përpara se statujës t’i mblidheshin të gjitha pjesët bashkë dhe vepra përfundimtare të shfaqej për publikun kureshtar, aty ku qëndron dhe sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here