Pastrimi i parave të pista s’po kursen as Teatrin, ai që fiton miliona është Rama

0
289

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, përmes një statusi të tij në Facebook, komentoi vendimin e Kryeministrit Edi Rama për  ndërtimin e Teatrit të Ri, që deputeti i djathte e cilëson si “katastrofën historiko-kulturore që Rama me Kumbaron mundohen ta paraqesin sikur duan të bëjnë një Teatër “përrallor” të rrethuar me “mrekulli” kullash.

Ka përralla të bukura që “shiten” si të vërteta , por ka dhe të vërteta të hidhura që “shiten” si përralla. Ka Borëbardhë me shtatë xhuxha, por na paska dhe Teatër me shtatë gjigandë (kulla).

Rama me Kumbaron këtë katastrofë historiko-kulturore mundohen ta paraqesin sikur duan të bëjnë një Teatër “përrallor” të rrethuar me “mrekulli” kullash.  Edhe tërheqja e përkohshme nga ndryshimet për ligjin për artin, janë pjesë e skenarit të përrallës që fsheh të vërtetën. Teatrin po e varrosin aq lehtësisht sikur vërtet kjo të ndodhte brenda një përralle dhe po e fusin brenda një qivuri të xhamtë. Ndërsa opinionin e artistët i helmojnë me atë “mollën” e bukur të propagandës e të një projekti plagjiaturë.

E vërteta është se Pastrimi i Parave të Pista (PPP) nuk po kursen këtu as historinë, as Teatrin e as artistët. Gjithçka është fitim e biznes i qëruar. Të tjerat janë fjalë përrallash. Teatrit i grabiten 3.000 m2 truall. Artistëve u grabitet shpirti dhe pasioni. Vendit i grabitet historia dhe kultura. Ai që fiton milionat një është një: Plaka e Borëbardhës alias Rama i mollës….
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here