900 ndeshje në karrierë, 647 gola – Ronaldo vazhdon të lë gjurmë në botën e futbollit.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, ka shënuar 2 gola për Portugalinë në fitoren kundër Egjiptit për të shkuar në 81 finalizime me Kombëtaren në ndeshjen e 900 në karrierë.
Ronaldo ka arritur të hyjë në mesin e tre më të mirëve në histori sa i përket golave të shënuar me Kombëtare. Para portugezit qëndrojnë Ali Daei (109 për Iranin) dhe Ferenc Puskas (84 për Hungarinë dhe Spanjën).
Portugali: 148 ndeshje – 81 gola
Sporting Lisbona: 31 ndeshje – 5 gola
Manchester United: 292 ndeshje – 118 gola
Real Madrid: 429 ndeshje – 443 gola.