Mëngjesin e sotëm në makinën e shefit të krimit ekonomik në Shkodër, u gjet një sasi tritoli, e cila fatmirësisht nuk shpërtheu.
Siç ndodh rëndom në Shqipëri, autorët kanë ikur në drejtim të paditur dhe nuk policia nuk ka asnjë informacion.
Por ndryshe nga herët e tjera këtë herë kanë qenë vetë policët të cilët nuk kanë dashur të arrestojnë ë autorët, dhe në vend të tyre kanë vënë në pranga 3 prostituta.
Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook, bën të ditur se autorët që kishin vënë tritolin në makinë, kanë pirë kafe të pashqetësuar, ndërsa policët e Xhafës e përmbyllën ‘superaksionin’ e tyre duke vënë në pranga 3 prostituta.
Ja çfarë shkruan Berisha:
Operacioni “Forca e Krimit” godet përsëri në zemër të Shkodrës!
Shefit të antikrimit ekonomik i vihet tritol në makinë. Autorët po pinë kafe aty pari, task forca e Xhafës arrestoi disa ‘të superkërkuar’; tre prostituta! sb