Sapo ka përfunduar konsulta e gjerë e mjekëve për ish ministrin Luan Hajdaraga, në Reanimacionin (Stroke Unit) e Spitalit Nr. 5 të Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë.
Konkluzioni i tyre ësht se ish deputeti socialist e ka kaluar me sukses fazën e rrezikshme të 24 orëve të para pas hemoragjisë së madhe që ka pësuar në tru, ndërsa ka qenë duke u kthyer të premten paradite nga Maqedonia, drejt Shqipërisë.
Sipas Profesore Mira Rakacollit, shefe e Shërbimit ku po mbahet nën kontroll, z. Hajdaraga ka pësuar një hemoragji të madhe në tru për shkak të një tensioni shumë të lartë, në vlerat 27, e cila i ka dhënë si pasojë paralizën në gjysmën e majtë të trupit.
Por,- shton mjekja e njohur, z. Hajdaraga është plotësisht i ndërgjegjshëm dhe reagon pozitivisht. Kemi punuar për mbajtjen nën kotroll të problemeve kardiake duke ulur tensionin në vlera më normale e të pranushme, duke iu larguar gjithnjë e më shumë vlerës ekstreme që tensioni i z. Hajdaraga ka shënuar në momentin kur pësoi hemoragji në tru.
Ish ministri socialist i Mbrojtjes është pedagog dhe jep mësim në universitetin e Maqedonisë. Gjatë rrugës së kthimit për në Shqipëri në fundjavë kur ndodhej në doganën e Qafë Tahnës, pësoi goditje dhe pas marjes së ndihmës së parë në një Spital në Maqedoni, u transportua me helikopter në Tiranë dhe tashmë ndodhet në gjendje më të stabilizuar dhe koshiente.