Agron Duka, kryetar i PAA-së, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me taksimin e automjeteve që do të kalojnë në Rrugën e Kombit.
“Pa asnjë dyshim, monopolizimi i arterjes kombëtare gjobit me 10 euro identitetin e një populli që udhëton midis dy shteteve, dhe dëmton në mënyrë fatale ekonominë.
Partia Agrare Ambientaliste dënon cënimin e interesit kombëtar, dhe kërkon një reflektim të menjëhershëm të qeverisë mbi gjetjen e alternativave të duhura dhe të përballueshme në interes të të gjithë shqiptarëve”, shkruan Duka.
Postimi i Agron Dukës
Rrugët janë liri. Liri qarkullimi, mundësi zhvillimi, çlirim nga izolimi mesjtar. Rrugët kanë rritur përmasat e identitetit tonë si qytetarë.
Nëpërmjet tyre takohemi, në gëzime dhe hidhërime; nëpërmjet tyre zhvillojmë aktivitetin tonë ekonomik, si shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Aplikimi i tarifave transparente, të përballueshme nga të gjithë, për të kontribuar në mirëmbajtjen e rrjetit rrugor shqiptar mund të konsiderohet një zgjidhje, por jo kur shqiptarët paguajn çdo vit taksën e qarkullimit të automjeteve.Çdo aplikim i tarifave të tilla kërkon respektimin e të paktën dy parimeve thelbësore:
– Ekzistenca e një rruge paralele, cilësore, dhe pa pagesë;
– Ndikimi që pagesa të tilla kanë mbi nivelin e jetesës, pra sa e pranueshme është kjo tarifë për Shqipërinë dhe sidomos për qytetarët dhe bizneset, duke nisur nga qarku Kukës.
Pa asnjë dyshim, monopolizimi i arterjes kombëtare gjobit me 10 euro identitetin e një populli që udhëton midis dy shteteve, dhe dëmton në mënyrë fatale ekonominë.Partia Agrare Ambientaliste dënon cënimin e interesit kombëtar, dhe kërkon një reflektim të menjëhershëm të qeverisë mbi gjetjen e alternativave të duhura dhe të përballueshme në interes të të gjithë shqiptarëve.