Vendosja e taksës në ‘’Rrugën e Kombit” ka indinjuar mjaft qytetarë dhe biznese. E megjithatë përveç bojkotimit të rrugës nga 50 biznese kosovare, ende nuk ka pasur një protestë në lidhje me këtë vendim të qeverisë shqiptare.
Këngëtari Kastro Zizo, i cili njihet për reagimet e tij në lidhje me çështje të nxehta, thotë se të gjithë ne i bie që të jemi dele. ‘’Hamë bar, pimë bar’’, ironizon ndër të tjera Zizo.
“I bie që jemi të gjithë Dele. A mund të refuzojmë pagesën? A mund të pakten të protestojme?! Apo hamë bar, pim bar…”, shkruan këngëtari.
Në rrjetet sociale ka pasur disa ‘shashka’ të hedhura për protesta, po derimë tani ende nuk është parashikuar që të bëhet një protest masive. Shumë qytetarë kosovarë e kanë quajtur këtë taksë të vendosur si një ndarje e re që po i bëhet kombit.
Tarifat e kalimit të rrugës nga automjetet variojnë nga 2.5 për mjetet motorike, deri në 22 euro e gjysmë për kamionet e tonazhit të rëndë.