Tarifat per rrugen e kombit deri ne 22.5 Euro per nje kalim……Mos e paguani

0
295

Koncensionari që do të mirëmbajë rrugën e Kombit ka zbardhur tarifat që do të paguajnë të gjithë përdoruesit e saj. Ministria e Transportit bën të ditur se motorrat do të paguajnë 2.5 euro; 5 euro është tarifa për veturat; 11.2 euro për autobusët dhe kamioncinat; 16.2 euro për kamionët e mesëm dhe 22.5 euro për kamionët e rëndë. Ministria shpjegon gjithashtu, se koncensionari po teston sistemin e pagesës dhe aktualisht, makinat që po kalojnë në rrugë, nuk po paguajnë. Edhe java e ardhshme do të jetë periudhë testimi dhe në vijim, koncensionari do të njoftojë se kur do të jetë data e fillimit të pagesës.

 

PAGESAT PËR RRUGËN DURRËS-KUKËS

   (Burimi: Ministria e Transportit)

 

Klasa 1 motorr                                             2.5 euro

Klasa 2 veturë                                             5.0 euro

Klasa 3 autobus & kamioncinë                   11.2 euro

Klasa 4 kamion i mesëm                            16.2 euro

Klasa 5 kamion i rëndë                               22.5 euro

 

“ Koncesionari, duke nisur nga sot është në fazën e testimit të sistemit të TOLL-it. Makinat kalojnë pa iu kërkuar pagesa, por thjesht testohet nga ana teknike sistemi. Kjo do të vazhdojë deri javën e ardhshme. Më pas, do të përcaktohet data e fillimit të kalimit kundrejt pagesës”, sqaron Ministria e Transportit.

Edhe pse afati për pagesën është shtyrë për muajin e ardhshëm, ditën e sotme ka hyrë kështu në fuqi marrëveshja e koncesionit me kompanitë “Catalyst Viva Das General Contracting, LLC-Salillari shpk – Bee Tech-Violiap Ateve – Kastrati sh.a”, që do të mirëmbajnë rrugën Durrës-Kukës. Ministria e Transportit ka shpjeguar se koncesionari do të përdorë një shesh me dy kahe për pagimin e taksës, në afërsi të tunelit të Thirrës dhe koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës. Pagesës do t’i nënshtrohen edhe shtetasit shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Kukësit dhe anasjelltas.

“Objektivi kryesor i këtij projekti Koncesion/PPP i punimeve dhe shërbimeve është përmirësimi i Autostradës dhe shfrytëzimi dhe mirëmbajtja efikase e saj. Koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën, sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30 vjeçare të koncesionit”, shpjegon ministria.

Pagesa për rrugën do të fillojë të aplikohet, edhe pse rruga ka ende probleme. Ministria sqaron se me të ardhurat që koncensionari do të grumbullojë nga tarifa do të mbulojë kostot e mirëmbajtjes së saj.

 

Fluksi i lëvizjeve në rrugën e Kombit

Rruga e Kombit shkurton ndjeshëm distancën nga Tirana drejt veriut të Shqipërisë dhe më pas, drejt Kosovës. E gjitha rruga nga kryeqyteti shqiptar deri në kufi, distancë për të cilën do të vendset pagesa bëhet mesatarisht për 2 orë e 15 minuta.

Autostrada Duurës-Kukës është e frekuentuar shumë, vecanërisht gjatë periudhës së verës, ku turistët kosovarë zgjedhin bregdetin shqiptar për të pushuar. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë vitit 2017, numri I shtetasve që u futën në Shqipëri nëpërmjet Kosovës arriti mbi 1.7 milionë persona, me rënie 19.1% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Ndërsa gjatë dy muajve të parë të këtij viti, numri I shtetasve kosovarë që kanë hyrë në Shqpëri është me rritje. Sipas INSTAT-it, gjatë janar-shkurt 2018, numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova është 140.687, me një rritje prej 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar.

 

Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës, 98.7 mld lekë

Rruga Durrës-Kukës u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 98.7 miliardë lekë. Kjo është shifra që ka rezultuar nga një analizë e bërë nga “Open Data Albania”. Fondet janë investuar gjatë viteve 2006-2010 dhe nga analiza rezulton se për Durrës-Kukës, e quajtur ndryshe Rruga e Kombit është përdorur një shumë sa 50 për qind e gjithë investimeve të të gjitha rrugëve nacionale.

Sipas analizës së Open Data Albania, në vitin 2008 projekti u financua nga fondet e huaja me 31.8 miliardë lekë, gjë që ndikoi edhe në rritjen e borxhit të jashtëm për atë vit në 39.7 miliardë. Ndërsa në vitin 2009 peshën e mbajti financimi i brendshëm, gjë që përkon me një rritje të borxhit të brendshëm për financimin e deficitit. Ndërtimi i kësaj rruge ka qenë arsyeja e kapërcimit të borxhit shqiptar në ato vite mbi nivelin e 60 për qind të GDP-së.

 

Edhe 8 rrugë të tjera me pagesë 
Rruga Durrës-Kukës nuk është e vetmja, për të cilën do të paguajmë kur të kalojmë. Qeveria ka parashikuar edhe 8 akse të tjera rrugore që do të bëhen me pagesë. Madje, një studim I Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) evidentoi se me pagesë do të bëhen rrugët: Tiranë-Durrës; Tiranë-Elbasan; rruga e Arbrit;  Levan-Vlorë; Durrës-Fier; Levan-Tepelenë; Elbasan- Kapshticë dhe Tiranë-Hani i Hot

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here