Udhëtonin me gati një kuintal drogë në makinë, arrestohen në dy persona (EMRAT)

0
157

Dy persona kanë rënë në pranga nga policia e Vlorës.

Fax News raporton se sipas informacioneve zyrtare ngjarja ka ndodhur në Vlorë.

Mësohet se në kuadër të realizimit të një operacioni janë sekuestruar 98.3 kg, lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit : Nikolla Gërdhuqi, 31 vjeç, banues në Pilur,Himarë. Moisi Mëhillaj, 42 vjeç, banues në Kuç, Himarë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar sasia e lëndës narkotike, në total 98.3 kg dhe dy automjete tip “Benz”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here