‘Ministrja që luan hapa-dollapa. Hajde teatër të pjek…. nesër!’

0
271

Pas refuzimesh rresht Ministrja e Kulturës ka vendosur të dalë nga vendi ku ishte fshehur. Nesër vjen para Komisionit të Edukimit për çështjen e Teatrit.
Nuk e di cfarë roli ka marrë përsipër të luajë neser, por 100% do bëjë teatër.  Më mirë të themi do luajë përsëri hapa-dollapa, siç ka bërë deri tani.

Sepse:
– Kur Rama deklaronte shembjen e Teatrit, Kumbaro thoshte që thjesht do zhvendosim artistët tek Turbina!
– Kur Veliaj deklaroi se ka projekt, Kumbaro solli shkresë në komision, ku theksonte se nuk ka as projekt, as studim fizibiliteti!
– Kur ASG e shënon gati 6000 m2 siperfaqen e Teatrit, Kumbaro deklaron se Teatri do jetë 3000 m2.
– Kur Rama paraqiti PROJEKTIN plagjiaturë, Kumbaro shkruante se ai është koncept e jo projekt.

Nuk ka thënë dy herë të njejtën gjë.

E çfarë thotë njëri nuk e thotë tjetri.

Shkurt, saktë, qartë duan ta prishin për ca euro më shumë.

Teatri kombëtar për këta është dhe musolinian dhe fashist dhe kanceroz dhe pa vlerë…., po asnjëherë histori e kulturë kombëtare.
Nuk e di cfarë termi tjetër do sajojë Ministrja nesër, por ka një paradoks në të gjithë këtë histori.

Të tre këta dinë njëkohësisht se kush do jetë ndërtuesi i kullave!!!???

Pra këta nisen nga ndërtuesi për të shkuar më pas tek projekti e jo anasjelltas.

Tamam parim komedian!

– Hajdeeeee teatër të pjek…. nesër!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here