Presidenti Meta: Modeli shqiptar i harmonisë dhe mirëkuptimi fetare, një shembull për mbarë botën…

0
133

“Modeli shqiptar i harmonisë dhe i mirëkuptimi midis komuniteteve fetare është një pasuri e çmuar për ne shqiptarët dhe një shembull për mbarë botën”. Kështu ka deklaruar sot Presidenti i Republikës Ilir Meta teksa merrte pjesë në 95-vjetorin e themelimit të Komunitetit Mysliman.

Në fjalën e tij, Presidenti Meta uroi Komunitetin Mysliman me rastin e 95-vjetorin të themelimit.

“Komuniteti Mysliman u themelua prej rilindësve dhe patriotëve të kohës si një kërkesë shpirtërore për të kompletuar lirinë e shqiptarëve”, tha Meta.

Më tej, Meta tha se është një fakt kumtim plotë se themeluesit e Komunitetit Mysliman ishin firmëtarët e aktit të pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912.

“Ndaj, ne sot nderojmë klerikët mysliman si Haxhi Vebi Dibra, Hafiz Ali Korca, Dërvish Hima, Hafiz Ibrahim Dalliu dhe shumë themelues të shquar që themeluan dhe ju përkushtuan besimit islam”, tha ai.

Po ashtu, Meta tha se “kontaktet e botës shqiptare me besimet fetare janë shumë shekullore dhe për gjatë këtij rrugëtimit besimtarët mysliman kanë luajtur një rol vendimtar në të gjitha proceset shtet formuese që ka kaluar vendi ynë duke përmendur Lidhjen e Prizrenit, gjithë periudhën e Rilindjes Kombëtare, Kongresin e Manastirit, madje ata kanë qenë mbështetësit kryesor e frymëzuesit e këtyre lëvizjeve të mëdha që sollën dhe pavarësinë e vendit”, tha Meta.

Duke cituar revistën “Zani i Nalt”, Presidenti Meta u shpreh se “ne jemi një vend europian shkruhej në revistën “Zanin e Nalt” dhe si të tillë ne duhet të marrim nga qytetërimi perëndimor gjithçka është e mirë.

Një moment i rëndësishëm ku u ndal Presidenti ishte dhe ateizmi në kohë të diktaturës.

“Regjimi ateist komunist e godit dhe ndaloi fenë, shkatërroj xhami e kisha, persekutoi klerik dhe besimtar, por nuk mundi të mposhte besimin e shqiptarëve te zoti. Me ndryshimet demokratike në Shqipëri myslimanët rifituan liritë fetare dhe me ne krye Hafiz Sabri Koçi ringriti nga hiri institucionet e kultit”, tha Presidenti.

Bashkëjetesa, harmonia dhe tolerance midis feve të ndryshme është karakteristikë e veçantë për popullin shqiptar.

“Modeli shqiptar i harmonisë dhe i mirëkuptimi midis komuniteteve fetare është një pasuri e çmuar për ne shqiptarët dhe një shembull për mbarë botën. Ky model shqiptarësh unik dhe një realitet pozitiv në një rajon të mbushur me histori te dhimbshme histori përplasjesh etnike e fetare ”, tha ai.

Gjithashtu Meta tha se toleranca fetare është një trashëgimi e të parëve dhe ne do ju jemi mirënjohës.

“Në rrënjosjen e tij për fenë dhe atdheun, Komuniteti Mysliman është mbështetur dhe ndihmuar te revista Zëni i Nalt, për të cilën shpreh vlerësimin për botuesin, duke i akorduar revistës titullin e lartë “Naim Frashëri”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here