Kreu i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, i ftuar në Syri.net, e ka quajtur një qasje të çmendur të qeverisë, vendosjen e taksës për Rrugën e Kombit.
I pyetur nga moderatori Alen Xhelili, rreth kësaj takse të re, Kokëdhima tha se Rama me këtë verim e ktheu rrugën e Kombit në rrugën e turpit.
‘Qeveria e Shqipërisë ka dhënë konçensione në dëm të qytetarëve dhe të interesit publik. Rruga e kombit ëhstë ndërtuar me paratë e buxhetit të shtetit dhe normale është që të vendoset tarifë për një rrugë që ndërtohet me para të privatit. Unë dua të them se kompanitë shqiptare nuk duhet të shigjetohen në përpjekjet e tyre për të marrë konçensione. Çdo kompani do ta kishte qëllim të shkonte mirë me qeverinë për të marrë punë, nuk ëhstë kompania përgjegjëse për të mbrojtur paratë e popullit, përgjegjësinë për këto konçensione e ka qeveria.
Kjo rrugë po përdoret nga qeveria për të sjellë fitime, jo për idealizmin që pati kur u ndërtua. Kjo është bërë rruga e turpit të Kombit dhe jo rruga e Kombit.
Ne ftojmë qeverinë të ndalojë këtë këtë qasje të çmendur që vetëm konçensione abuzive di të bëjë kjo qeveri. Të marrë borxhe të vërë taksa’, u shpreh Kokëdhima.