Aktivistët e shoqerisë civile ishin sot në vendin ku po gërmohet lidhur me ushtarët greke.
Njoftimi si me poshtë:
Ndodhemi ne Dragot, aty ku germohet per zhvarrosjen e ushtareve greke, te rene ne luften italo-greke. Pak me tutje do te behen varreza greke dhe jo memorial. Ne jemi te shqetesuar nese ky do jete “kali i Trojes” qe shteti grek do te lere ne Shqiperi, duke iu referuar deklaratave te disa politikaneve greke qe jane shprehur: “Aty ku kemi varrezat, kemi dhe kufirin tone”. Apo pretendimeve per “Vorio-Epirin”! Pyetja eshte nese ne Greqi do te ndertohen apo jo varrezat e cameve, te cilet jane nje popullsi martire dhe ndaj tyre eshte bere genocid?! Meqenese po japim varreza per ushtaret greke ne vendin tone, a do te kene camet varrezat ne vendin e tyre, pra ne Greqi?! Perse nje ushtar grek qenka me i rendesishem se nje cam?! Ky per ne nuk eshte reciprocitet, ndersa per politikabet tane, heshtje…
Jemi ketu per te kerkuar transparence ne lidhje me keto germime. Kerkojme qe te mos shiten eshtra shqiptaresh per eshtra ushtaresh greke, ashtu sic ka ndodhur edhe me nje subjekt filmi artistik. Dhe ky debat nuk duhej te ishte bere politik, por si ballafaqim i dy Akademive te Shkencave, asaj shqiptare dhe asaj greke, per te sqaruar qarte se cili ka qene roli i ushtareve greke ne vendin tone ne keto vite. Rol dhe qellime pushtues, apo vend-luftimi kunder italianeve? Do te duhej qe kete debat t’a benin profesionistet e fushes dhe jo “Ditkeqet” qe drejtojne negociatat. Perballe do e na keni, sepse ne nuk kemi as toke, as det me fale!