Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot në Kuvend se një ministër i Ramës i ka dërguar banditë dhe ka kërcënuar një biznesmen shqiptaro-amerikan.
Deklaratën ai e bëri në Kuvend kur u akuzua nga Rama për lidhjet dhe kontratën e lobimit me Rusinë.
Hajde të hetojmë pak për oligarkët rusë. Jam i hapur për hetim parlamentar që ta çojmë në Prokurori. Gjej ti një kontakt të PD-së direkt apo indirekt me oligarkët rusë. Në qoftë se prokuroria nuk do të ishte kontrolluar nga ty, sot do kishte hapur hetim për një ministrin tënd që krekoset aty i cili i ka nisur banditë në emër të Juremex dhe Rusisë një investitori shqiptaro-amerikan dhe unë i bëj thirrje prokurorisë të nisë hetimet. Kjo është depozituar edhe në ambasadën amerikane.
Rama:
Problemi rus nuk është problem transparence që duhet të bëjë KQZ apo zbardhjes që duhet të bëjë prokuroria. Është një problem më kompleks. i vetmi që nuk qesh sepse e kupton shumë mirë është lideri dixhital. Jam shumë dakord me të që PD këtu nuk hyn, këtu je vetëm përballë shqiptarëve.