Pak ditë më parë edhe Shqipëria iu bashkua thirrjes së SHBA-ve për dëbimin e diplomatëve rusë, pas akuzave të Britanisë për implikimin e Moskës në helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, ngjarje e ndodhur në Salisbury.
Shqipëria largoi 2 diplomatë rusë, Vladislav Filipov, atasheh ushtarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës.
Po sot Rusia është përgjigjur me të njëjtën monedhë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shpallur “non grata” 60 diplomatë amerikane si dhe është urdhëruar mbyllja e konsullatës amerikane në Shën Peterburg.
Sergei Lavrov, tha sot se Rusia do të dëbojë të njëjtin numër diplomatësh si Shtetet e Bashkuara dhe shtoi se masat e reagimit “do të jenë simetrike dhe madje edhe më shumë”.
Ambasadori reagoi pas këtij vendimi dhe kërkoi shpjegime se pse ishin bërë publikë emrat e diplomateve të dëbuar.
Ministri Bushati thirri në zyrë ambasadorin rus Aleksander Karpushin duke i komunikuar notën verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik.