“Edi Rama e ka vrarë Gjykatën Kushtetuese, i rreh shqiptarët e më pas nuk i lë as të ankohen apo të qajnë

0
120

Vendimet e qeverisë për pezullimin e titujve të pronësisë në bregdet dhe krijimin e një fondi për investitorët strategjikë janë lehtësisht të goditshëm në Gjykatën Kushtetuese, sipas Partisë Demokratike, por për herë të parë kjo gjykatë është pa afat jasht funksionit.

“Edi Rama e ka vrarë Gjykatën Kushtetuese. Edi Rama i rreh shqiptarët dhe më pas nuk i lë as të ankohen apo të qajnë. U ka hequr këtë instrument në mënyrë të qëllimshme për të garantuar që bën veprime të këtij lloji, t’i kryej e t’i çojë në përfundim të jetë zhvilluar prona nga oligarkët dhe më pas kur të ankohen qytetarët marrin një dëmshpërblim me një çmim qesharak që e vendos po Edi Rama”, thotë Oerd Bylykbashi.

Nënkryetari i Grupit parlamentar demokrat thotë se Gjykata e Lartë ka vendosur se kush ka një titull pronësie është pronar edhe nëse ende nuk e ka regjistruar atë. Me vendim qeverie po mohohet kjo e drejtë ligjore sipas Bylykbashit për këtë qëllim:

“Bllokon regjistrimin e pronave të pronarëve, bllokon transaksionet me pronat e pronarëve ato që janë të regjistruara ligjërisht në mënyrë që më pas me një instrument tjetër të shfuqizojë pronën ose tua japë investitorëve strategjikë miqve të tij oligarkëve për të zhvilluar projekte shumë milionëshe në kurriz të pronarëve”, vijon ai.

Partia Demokratike kur ishte në qeveri u rrëzua dy herë nga Gjykata Kushtetuese kur permes një ligji i dha të drejtë kreut të të Agjencisë së Pronave të shfuqizonte tituj pronësie që konstatoheshin të kundërligjshëm. Gjykata Kushtetuese e pat cilësuar këtë si cenim të parimeve kushtetuese të shtetit të së drejtës dhe të sigurisë juridike

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here