Disa prej tyre janë: adeonizmi ose mishi në hundë, devijimi i septumit hundor, hipertrofia e turbinatëve, sëmundje kardiorespiratore, shtimi në peshë etj.
Këto shkaqe mund të shkaktojnë gërhitje të përkohshme ose të përhershme, por sidoqoftë e gërhitura, një gjë është e sigurt: nuk durohet!
Në qoftë se e keni ju, gjumi është i parehatshëm dhe në qoftë se e ka partneri gjumi bëhet i pamundur.
Por si gjithmonë, ne i kthehemi ushqimit që të na japë një zgjidhje, sepse ekziston një lëng që do t’ju mbajë larg këtij problemi, duke bërë që të keni dhe një organizëm më të shëndetshëm gjithashtu.
Për të përgatitur një pije të tillë është e rëndësishme që të keni:
4 karota
1 mollë
1/8 limon i shtrydhur
1/2 xhenxhefil
Duke i përzier së bashku këto produkte, ju do të arrini të reduktoni kongjestionin e hundës dhe kështu në mënyrë graduale, edhe gërhitjen gjatë gjumit.
Gjithashtu ju ndihmon edhe konsumimi i mjaltit, peshkut, erëzave, qumështit të sojës dhe çajit.