Kim i vendos emrin në shqip një produkti kozmetik (FOTO)

0
218

E famshmja Kim Kardashian ka bashkëpunuar me make-up artistin e saj për të sjellë në treg një produkt të ri kozmetik. Bëhet fjalë për një paletë me tone sysh, dhe secili ton ka një emër.

Ajo ç’ka bën përshtypje është se një nga nuancat ka emrin “Albanian”.

Dhe kjo për shkak të origjinës së Marios Dedivanoviç, i cili ka origjinë shqiptare.

Pra “ALBANIAN” është vënë prej prejardhjes së Marios, ndërsa Armenian prej prejardhjes së Kim Kardashian, sepse babai i saj i ndjerë e kishte origjinën nga Armenia. Ndërkohë që LIBRA për faktin se të dy ata janë shenja e horoskopit “peshorja”.

“A po ju pëlqejnë emrat e toneve të syve? Secili ka një kuptim të veçantë për ne,”- shkruan Mario krahas postimit në rrjetet sociale.

(F.M/Faxweb)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here