Kshu më tha ky i Vlorës, ti je në përgjim për një vrasje: Përgjimet/ Si bashkëpunonin policët me trafikantët e drogës

0
175

Prokuroria e Krimeve të Rënda në përgjimet e saj ka zbardhur se si policia kërkonte 30% për parcelat me kanabis.

Të përgjuarit janë Taulant Haxhiraj, i cili mban pseudonimin “Agushi” dhe dyshohet të ketë pasur lidhje me kunatin e ish-shefit të Antidrogës së Vlorës, Gjergji Kohila, dhe me ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Me emrat Agushi dhe Adidasi, ata komunikojnë mes tyre gjerë e gjatë lidhur me zhvillimet më të fundit, pas arrestimeve që u bënë në Itali, për 4 tonë drogë.

Në përgjime, Agushi porosit Adidasin, i vënë në përgjim për vrasje, se ‘kushoja’ e porosit të mos bëjnë asnjë lëvizje pasi e kanë SHIK-un nëpër këmbë. Ndërkohë që i thotë se i është prerë fleta edhe tre oficerëve të policisë, që do të arrestohen.

Nga përgjimet telefonike, shtetasi Taulant Haxhiraj, me pseudonimin “Agushi”, komunikon me një shtetas tjetër, i njohur me pseudonimin “Aliej”, të cilit i tregon se ka marrë leje për të mbjellë parcela kanabisi në Kuç të Vlorës, por edhe në disa fshatra të tjera. Këto leje ai i ka siguruar më anë të njohjeve që ka te kushërinjtë e ministrit.

Po ashtu, ai sqaron se Policia merr për lejen 30% të prodhimit dhe pagesa nuk bëhet në para, por me “gjëra”.

Në përgjime të tjera, Haxhiraj njoftohet nga shtetasi i dyshuar, si Gjergj Kohila me pseudonimin “Fiati”, i cili i komunikon që të mos dalë në parcelat pasi ka kontroll.

Madje, të dy bëjnë dhe humor për kontrollet e Policisë, kur “Fiati” i thotë me humor se nga kontrolli në terren më shumë binin në sy njerëzit e Haxhirajt sesa parcelat e drogës.

Përgjimi mes Agushit dhe Adidasit

22.9.2016

“Agushi: Vlla tani me erdhën, se jam në fshat…

Adidas: Ca ke bërë, si po kalon ca bëhet andej, ke marrë vesh nanjë gjë ca bëhet.

Agushi: o vlla qetësi, këta janë zhduk të gjithë,

Adidasi: Atë e ke takuar më, kur ta takosh prapë atë shokun… ca të tha, të të thotë nanjë gjë tjetër, e të na thotë nanjë gjë, ca duhet të bëjmë, ca s’duhet të bëjmë, si ta kapim fillim e të zgjidhim këto ca janë. Ca kemi në dorë të bëjmë

Agushi: Fola sot me atë shokun, më tha duro dhe dy ditë vlla, se po e mbyll ai.

Adidasi: Si po i mbyll ai, se kuptoj

Agushi: Dhe do më jepni një drekë, këtë më vuri gjobë o vlla, di…ishte me këta ai dhe TR

Adidasi: Ku qe

Agushi: Do ju lë vetëm SHIK-un tha, do ti zgjidh unë

Adidasi: Po ata spo bëjnë asgjë, ca jo kshu, po ashtu

Agushi: Në Vlorë o vlla, po kujt do i bëjnë kanë ik të gjithë

Adidasi: Pse aty janë mua më thanë janë aty

Agushi: S’ka njeri fare… ai tha do të them, mos u duk dhe dy ditë, po ja se do mbyllen. SHIK-u do jetë nëpër këmbë, sdo takosh njeri. Kshu më tha të them vlla. Mase dhe janë o vlla, s’di gjë, ca më tha më tha ky të them, vajti ky që rri unë takoi atë që të thashë, kushua jot.

Adidasi: Mirë o vlla, mirë.

Agushi: Ca nuk i kish thënë!

Adidasi: Ca

Agushi: GJithë Vlora vlla, ky ka një foto me mua, ia kishin treguar. Po i dijnë të gjitha o vlla

Adidasi: Ca i kish thënë që thua ca s’i kish thënë

Agushi: Ca ha, ku pinë, dhe… për mua, për ty….

Adidasi: Si ca hamë, ku pimë, po ca, thuami konkrete o vlla. Po me ca merremi, ca bëj unë ti, ke nis punë ku u kapën 4 tonë, me kë e ke nis. Po unë kam frikë mos ka fol ndonjë nga ata në Itali, se fiks pas asaj erdhën këta. Po ata nuk faktojnë dot gjë, thanë se nuk bëjnë dot lidhje tani.

Agushi: Po ku di gjë unë…. vetëm po ka pas listë në xhep ai që është kapur… e marr vesh vetëm e dinë me fjalë, me gjëra, me fakte s’bëjnë dot gjë. Se asnjë nuk takon më njëri-tjetrin kanë thënë. Se ti thua piva kafe, tel nuk ke vlla, vetëm foto.

Vijon Adidasi: Po s’kam as tel, asgjë, foto, vetëm se di

Agushi: Ti je përgjegjës për vrasje dhe je në përgjim dhe të dolën këto.

Adidasi: Ti mbajë, të na i tregojë fotot ai, si, si …

Agushi: Kshu më tha ky i Vlorës, ti je në përgjim për një vrasje… në përgjim tha, mund të jetë gjithë jetën.

Adidasi: Për ca vrasje, nuk sqaroi më shumë dhe ku i kam përgjimet, ku mi vunë, unë një muaj jashtë

Agushi: Më sqaroi vlla, i ke gjithë kohën vlla dhe kur ke qenë brenda, tel nga burgu, spo themi për tani vlla.

Adidasi: Po për ca nuk të thotë më shumë, për ca më përgjojnë për ca jo. Si mund ti heqim këto gjëra

Agushi: Vlla nuk i heq dot, nuk të ka policia, as duan tja dinë. Është SHIK-u vlla dhe raportojnë me qendrën në Tiranë. Po mos u shqetësoni tha, ata atë punë kanë, le të mbajnë i thashë unë, po ti rri andej, po do vijë tha, prapë qepe, tha, deri sa të lodhen tha, se nuk ndërhyn dot te ata tha, janë spiuna, atë punë kanë, ca dëgjojnë e shkruajnë, tha, ata shkruajnë dhe për policin.

Adidasi: Po kta tani, janë na krimet e Rënda apo është SHIK-u se spo e marr vesh tani.

Agushi: Vlla janë na Krimet e Rënda, ata stë njohin as ty as mua, asnjëri, janë oficerët e SHIK-ut VLorë që i shoqërojnë këta, janë operacionalja

Adidasi:  Po ky ca tha tani, që do ti rregulloj vetë kto fotot, kto gjërat unë, kto përgjimet ambjentale ca kanë. Si do ti heqi ai

Agushi: Vlla ato si heq dot ai, po kemi ambjentale te SHIK-u

Adidasi; po ca do bëjë ai co do heqi, si do ja bëjmë ca do bëhet. Kemi apo skemi ambjentale ne?

Agushi: Ai po anashkalon mua, ty dhe nja dy të tjerë sa të mbyllet vlla, se me SHIK, ma tha, do i kemi nga mbas, vetëm sdo të finalizohet operacioni të jemi dhe ne

Adidasi: Po kta dy të tjerët kush janë i njohim? Si sdo të finalizohet operacioni të jemi dhe ne? Do ta bëjnë për të bërë operacionin, ca do bëjnë

Agushi: Do ta bëjnë dhe ne sdo jemi, do ta mbyllin, po skanë me kë, janë njoft të gjithë, ska njeri fare

Adidasi; Po si ta bëjnë kur ska njeri pastaj

Agushi: po se di kujt i është prerë fletë edhe pse se kapin, se më tha, do bëjnë arrestime dhe, tre oficerë policie do arrestohen.

Adidasi: Arrestohen! Jo arrestohen! Hahahhaha. Mirë ja do i shikojmë, sdi ca të besosh dhe ca jo tani

Agushi: po ashtu është o vlla, se bëjmë dot të fortin o vlla se skemi gjë në dorë

Adidasi: Për ca thua

Agushi: O vlla që mos të ruhemi nga këta…

Adidasi: Ok vëlla.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here