Presidenti Meta, pranon letrat kredenciale nga Ambasadori i Portugalisë…

0
234

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës së Portugalisë në vendin tonë, Francisco Maria de Sousa Rebeiro Telles.

Presidenti Meta vlerësoi nivelin e mirë të bashkëpunimit politik dypalësh dhe theksoi nevojën e nxitjes së mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik e tregtar midis dy vendeve.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta u ndal në mundësinë e bashkëpunimit në fushën e turizmit, ku vlerësoi ekspertizën shumë të kualifikuar të Portugalisë në drejtim të arsimit e trajnimit profesional në industrinë e turizmit.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Portugalia në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe besimin se kjo mbështetje nuk do të mungojë edhe për çeljen e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2018.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here