Takimi i shkurter i Kotzias me Bushatin….

0
129

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias vjen sot rreth mesditës në Tiranë dhe do të takohet me homologun shqiptar Ditmir Bushati. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon se axhenda e takimit janë çështjet që priten të marrin zgjidhje , një prej të cilave është edhe marrëveshja për kufirin detar dhe heqjen e ligjit të luftës nga qeveria greke.

Ministri i Jashtëm grek do të ndalojë për disa orë në Tiranë rreth mesditës të së enjtes për të udhëtuar më pas drejt Vjenës konfirmon Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ku do të zhvillojë bisedime me homologun maqedonas për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Kjo vizitë vjen 10 ditë pasi presidenti i Republikës Ilir Meta lëshoi autorizimin për fillimin e bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndarjen e “shellfit kontinental”, problemit që ka mbajtur të vështira marrëdhëniet mes të dy vendeve që nga viti 2010. Qeveria aktuale do të duhet të negociojë me Greqinë një marrëveshje të re, e cila do të duhet të ratifikohet dhe dekretohet para se të hyjë në fuqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here