19-vjeçarja i jep fund jetës tragjikisht: “Nuk ndihem mirë, më çoni në spital”

0
193

“Nuk ndihem mirë, më çoni në spital”… Këto kanë qenë fjalët që 19-vjeçarja, Erisiola Hoxha iu ka thënë prindërve.

Vajza e re nga Dishnica e Korçës i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Gazeta Shqiptare mëson se familjarët kanë thënë në polici se Erisiola Hoxha nuk ka patur shenja depresioni apo mërzitje, ndaj nuk dihet se pse 19-vjeçarja i dha fund jetës duke pirë fotoksinë.

Vajza deri në spitalin e Korçës ka shkuar me shenja jete dhe aty iu kishte treguar prindërve se kishte pirë fotoksinë. Por fatkeqësisht mjekët nuk mund të bënin asgjë për ta mbajtur në jetë.

Rastet e dhënies fund të jetës me fotoksinë janë shtuar në Shqipëri. Mjekët e urgjencës së QSUT-së, thonë për Gazetën Shqiptare se çdo muaj paraqiten në urgjencë mosha kryesisht të reja që kanë tentuar vetëvrasjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here