Sinan Hoxha këngëtari i njohur i muzikës turbo-folke, i dha fund beqarisë duke u martuar me Andrra Destanin, një modele nga Maqedonia që është rritur në Gjermani.
Të dy vendosën të kurorëzoheshin në vitin 2015 dhe pas pak kohësh erdhi në jetë fëmija i tyre i parë.
Gjatë një interviste për emisionin ‘BOOM’, këngëtari rrëfeu se si ia del të mos shohë femra të tjera në një moshë kaq të re.
Sinan Hoxha: Andrra është pak xheloze me qenë të sinqertë, si cdo femër, por është xheloze…nuk di si ta them.
Rozana Radi: Po e mbylle tani me femrat ëëë…se ti them jam 32 vjec shumë i ri për ta mbyllur?
Sinan Hoxha: Unë jam burrë i martuar, por i vdekur nuk jam.
Rozana Radi: Shumë e bukur kjo..
Sinan Hoxha: Dëgjo, unë e kam zgjedhur gruan në një farë derexheje i themi ne tironsit që mos më shkojë tek ndonjë gru tjetër.