Kjo puna e popullit është si puna e atij muhabetit që i thua atij të shkretit ngrihu-ngrihu, por më kot se ai nuk ngrihet e rri me kokë poshtë”.
… këto janë fjalët që Kryeministri i Shqipërisë përdori sot për të ironizuar thirrje e opozitës për protesta. Praktikisht, Edi Rama e krahasoi popullin opozitar dhe këdo që është kundër keqqeverisjes së tij me një organ gjenital që vuan nga impotenca. Logjika popullore e do që në këto raste ti hapet rrugë njeriut jo në mendtë e veta. Por lajthitja e sotme nuk është rasti i një njeriu rrugësh, por e një individi që nga rruga erdhi e u bë Kryeministër.
Demokracia e njeh edhe këtë lloj gabimi, vetëm se gabimi në fjalë ka 20 vjet që e mban njeriun jo në mendtë e veta në pushtet. Herë si ministër, herë si kryebashkiak e sot e gjithëherës si Kryeministër. Po a ka vend për reagim popullor pas kësaj? Në një shoqëri normale, kjo është pika që derdh gotën dhe natyrshëm populli shkon dhe e nxjerr për veshi nga zyra despotin që guxon deri në këtë pikë. Populli shqiptar opozitar nuk do ta bëjë as sot as nesër këtë akt.
Jo se nuk do, por nuk e lejojnë. E heshtura e liderit të opozitës sot përballë lajthitjes së Edi Ramës, është edhe arsyeja pse. Lulzim Basha me shumë gjase as nuk e ka dëgjuar eksitimin oral të Edi Ramës pasi ishte i zhytur në të thella për tu shfajësuar para të njëjtit që e ka vënë përpara politikisht me kontratën e lobimit. Por, prapë nuk është ky problemi. Unë jam i sigurt se gjatë takimeve të panumërta që Lulzim Basha ka pasur me Sali Berishën në katin e 14 të kullës 24-katëshe, lideri historik i PD ia ka përsëritur më shumë se njëherë se Edi Rama bie për një muaj nga pushteti vetëm me 500 njerëz që ngulen para Kryeministrisë e nuk lëvizin. Çadra e Lirisë e tregoi këtë.
Madje gjatë muajit ne fjalë, Lulzim Basha mund edhe të vijojë të flejë gjumë dhe të sigurt e ka që ne krye të 30 ditëve kur të zgjohet, Edi Rama do jetë nisur për Bruksel atje ku i kanë premtuar një post Komisioni Europian kur të bjerë nga pushteti. Ajo që duhet të bëjë Lulzim Basha është shumë e thjeshtë. Ai duhet thjeshtë të ndajë mendjen nëse e do ende Ramën Kryeministër apo jo.
Sepse sot nuk ka asnjë shqiptar, qoftë edhe ai më militanti që i lutet Edi Ramës në Facebook ta urojë për ditëlindje, që po bën më shumë që qeveria e sotme ta ketë sundimin sa më pa bezdisje siç bën Lulzim Basha me opozicionin e tij.
Sot edhe njëherë Lulzim Basha është në provë për të treguar në anën e kujt është. Në anën e popullit që Edi Rama e krahason me një organ gjenital impotent, apo me Edi Ramën që e quan popullin “vegël” të një burri pa fuqi. Në çdo rast populli nuk duhet të jetë vegël e askujt, por është sot një aset që burri i parë i opozitës duhet, por nuk e udhëheq dot. Madje as sot…, kur erdhi dita që Edi Rama ta quajë k…!