Para një viti, Altin Meci arriti t’i shpëtonte një aksidenti të rëndë në punë. Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe ai e la pas këtë ngjarje të trishtë në jetën e tij.
33-vjeçari nga Mirdita u zhvendos në qytetin e Durrësit, ku jetonte në një shtëpi me qira së bashku me familjen e tij.
Por para dy ditesh, nje aksident i rëndë i regjistruar në lagjen nr.17 te qytetit bregdetar i mori jetën.
Altin Meci ishte viktima e aksidentit tragjik, të shkaktuar nga një mjet tip “Volksvagen”. Ndërsa po udhëtonte me biçikletë në lagjen nr.17, në afërsi të drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore, ai u përplas nga një automjet dhe humbi jetën rrugës për në spital.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka postuar shumë foto me djalin e mitur, të cilin duket se e kishte pikën e dobët.
Ndërkohë, në përvjetorin e aksidentit të rëndë që pësoi një vit më parë, ai, përmes një postimi falenderonte Zotin që e mbajti në jetë dhe të gjithë kolegët e punës që iu ndodhën pranë në ato momente mjaft kritike për jetën e tij.
Ja çfarë shkruante Altin Meci në 29 janar 2018:
Si sot e nje vite me pare,kur bera aksidentin ne lumzi,ishte data 29-1-2017 ora 9-te kur bashke me dy shoket e mi na caktoj punen pronari me dale me pre dru ne pyll,u nisem bashke me shoket e mi,emrat e tyre jane. Imer Sadria dhe Arjan Curri. Imeri ishte pak larg kurse une me Arjanin ishim afer duke ulur dru, mua papritmas me kapi nje trup druri dhe me hodhi nga nje lartesi e madhe dhe rashe ne gremin pa ndenja, kurse trupin e drurit e kisha mbi shpin. Arjani po uleriste per ndihme ejani shoke se Altinin eka zan trupi menjehere erdhen shoket dhe me dhan ndihmen e pare.Per sekonta vjen Mond Gjini me foristrad dhe me dergojne ne spitalin e Fushe-Arrez kur akoma familja ime nuk ishin ne dijeni se qme ka ndodhur,pastaj mua me quan me ambulanc per Puk kurse Mond Gjini njoftoi menjehere vellezerit e mi se Altini ka ba aksident eshte gjendje te rend pastaj filluan telefonatat anebane.fale Zotit qe me fali jeten dhe falenderoj te gjithe koleget e punes qe me dhane ndihmen e pare etjer etjer./ DurresLajm/