Ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore një vajzë e mitur, vetëm 12 vjeçe, e cila është aksidentuar nga treni sot në Bradashesh.
Drejtuesi i trenit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Ngjarja ka nxitur reagimin e banorëve të zonës, të cilët sic mësohet sulmuan me gurë mashinistin në shenje revolte, duke e detyruar të largohet nga zona, shkruan Oranews.
Dyshimet janë se vajza është përplasur nga treni vetem pak pasi ka zbritur nga autobusi, dhe për shkak të zhurmës nuk ka arritur të dëgjojë trenin që po i afrohej.
NJOFTIMI
Më datë 30.03.2018 në fshatin Bradashesh treni i pasagjerëve ka pëplasur shtetasen e mitur E.Z., 12 vjeçe banuese në Elbasan Bradashesh, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i trenit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.