Një aksident i rende i ka marre jeten te pakten 17 personave ne Turqi. Mediat raportojne se mes viktimave numerohen kryesisht emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Irani.
Nga raportimet e para thuhet se janë plagosur edhe 36 persona të tjerë.
Guvernatori i provincës, Enver Unlu, ka thënë se furgoni me emigrantë ka goditur një shtyllë dhe është përfshirë nga flakët.
Disa nga viktimat kanë vdekur gjatë përplasjes me shtyllën, ndërsa pjesëtarët e tjerë kanë vdekur pasi furgoni më pas është përplasur me një tjetër makinë që po ashtu ishte duke transportuar emigrantë.
Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu ka thënë se migrantët kanë qenë nga Afganistani, Pakistani dhe Irani dhe se makinat e tyre kanë kaluar ilegalisht në Turqi nga Irani.
Unlu ka thënë pasi ka arritur në skenën e sotme se “ne jemi duke u përballur me një tragjedi të dhimbshme të migrantëve”