Ndërsa zgjedhjet lokale po afrohen, PS e cila ka pushtetin prej 5 vitesh, ka “ndezur motorët” e fushatës elektorale.
Ditë pas dite me ndonjë gjetje. Përpos faktit që zyrat e shtypit për secilën ministri kanë intensifikuar ritmin e punës, gjithmonë qeveria mendon për diçka “ndryshe” që mund të marrë në maksimum vëmendjen e publikut.
Krahas fundjavave të përmuajshme qark më qark, kryeministri Edi Rama, tanimë çdo muaj do dalë për të prezantuar rezultatet e çdo 30-ditëshi qeverisje.
“Jemi këtu për të ndarë me ju rezultatet e muajit mars, kjo është një praktikë që do e zhvillojmë rregullisht çdo fundmuaji për të informuar publikun për rezultatet e punësimit përmes zyrave të punës, jo atë në përgjithësi”, tha Rama nga ErTv.
“Në muajin mars kemi 23% më shumë vende pune të deklaruara nga bizneset për vendet e punës. Është rritur volumi i mundësisve”, u shpreh Rama ndërsa tha se kush do mbushë objektivin qark më qark do vazhdojë detyrën, kush s’e realizon do largohet nga zyrat e Shërbimit të Punësimit.