Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm i dhuroi më 26 Maj të vitit 2016 një motorr punonjësit të Policisë Rrugore në Tiranë, Xhemil Haluli me rastin e daljes në pension. Por vetëm një javë më parë, motorri i është marrë sërisht nga policia. Në letrën e siguruar nga “Fax News” e cila mban datën 16 Mars të këtij viti dhe firmën e shefit të Policisë Rrugore në Tiranë, thuhet se brenda 5 ditëve nga kjo datë, Xhemil Haluli duhet të paraqitet në komisariatin e policisë rrugore, për të bërë dorëzimin e motomjetit.
Sipas kësaj shkrese, nëse motomjeti nuk do të dorëzohej brenda 5 ditësh, atëherë vlera që ish-polic Xhemili duhet të paguante është 1 milionë e 739 mijë lekë të vjetra.
Pikërisht ky motor të cilin polic Xhemili e kishte përdorur për 22 vite me rradhë, iu dhurua nga ish ministri Tahiri, në ceremoninë e daljes së tij në pension, ku gjatë dekorimit, i pranishëm ishte edhe drejtori i policisë së shtetit asokohe, Haki Çako.
Por, në letrën e siguruar nga “Fax News”, shkruhet se ky motomjet i është dhënë në kundërshtim me ligjin. Mësohet se dy vite më parë, ky motomjet i është dhënë polic Xhemilit pa asnjë dokument përkatës.
Ka qenë auditi i komisariatit të policisë rrugore në Tiranë, që ka konstatuar këtë shkelje të bërë nga ish ministri Saimir Tahiri dhe ish numri 1 i policisë, Haki Çako.
“Fax News” mëson se pasi polic Xhemili ka bërë dorëzimin e motorrit me të cilin punoj 22 vite pa ndërprerje, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku i ka kërkuar që të marrë sërisht mbrapsht motomjetin, për të cilin drejtues policie asokohe i kishin premtuar edhe bërien e dokumentave në emër të tij.