Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që ti japë fund dhunës ndaj qytetarëve.
Në një lidhje telefonike për News 24, Kryemadhi tha se qytetarëve ju ka shkuar laku në fyt, për shkak se Rama i ka braktisur ata për interesat e oligarkëve të tij.
Intervista:
Të jem e sinqertë jam në mbështetje të çdo proteste qytetare, që ka në qendër kërkesën ekonomike dhe është kundër politikave pseudo financiare të qeverisë së Edi Ramës. Jam sigurisht kundër dhunës ndaj forcave të rendit dhe iu bëj thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë por të vazhdojnë pa droje protestën e tyre se janë në të drejtë të Zotit. Janë ca njerëz që luftojnë për kafshatën e bukës së gojës dhe janë po këta njerëz që përballen me taksat e oligarkëve të Edi Ramës. Sikurse iu bëj thirrje, forcave të rendit që të distancohen nga aktet e dhunës, nga manipulimi i situatës ndaj qytetarëve dhe të tregohen të kujdesshëm sepse ata janë fëmijët e atyre protestuesve dhe është e dhimbshme kur shikon sesi një djalë 2 metra, godet një të moshuar që në fund të ditës ça po kërkon, kërkon që mos të godasin me dhunë ata qytetarë dhe protestues të cilët kanë dalë me të drejtën e Zotit dhe po protestojnë. Të protestosh është shumë e ndershme, nuk mund të ngresh muret e izolimit për shqiptarët që kanë qenë populli më i izoluar. Ne kemi pasur izolimin politik tani Edi Rama po bën dhe izolimin ekonomik. Po i izolon shqiptarët në varfërinë e tyre. Dhe më e tmerrshmja dhe më e turpshmja është Facebook-u i tij që kërcënon hapur, ky njëri sikur qenka Zoti i Gjithë Shqiptarëve kur në fakt është shprehje e qartë e frikës së tij dhe le të shkojë vetë në Kukës po të jetë aq trim, të përballet me qytetarët, të mbrojë taksën 10 euro që ia ka vënë shqiptarëve dhe kosovarëve. Të shkojë atje sepse ajo është taksa e Edi Ramës, se shqiptarët kanë 20 vjet që paguajnë taksën e rrugës Kukës-Durrës. Dhe ai le të përballet me Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn dhe të shkojë atje te qytetarët.
Znj. Kryemadhi, ju vetë jeni në protestë?
Të them të drejtën nuk jemi në protestë se po të jemi do quhet e politizuar, por do të jem në çdo moment me ata, do ti ndjek dhe do të kërkoj mbrojtjen e gjithë atyre protestuesve që do të jenë pjesë e asaj përndjekje që do ju bëj Edi Rama. Sepse ai është mësuar që ti frikësoj njerëzit dhe ti dhunoj ata por dua ti siguroj dhe ti jap garanci protestuesve që do ti mbroj deri në fund dhe do të jemi me ta krahë për krahë.
Ju çfarë qëndrimi do të mbani znj. Kryemadhi, një qëndrim përtej asaj që keni bërë deri tani , edhe për ju ka akuza nga ana e kryeministrit se është diçka e trashëguar që nga 2010.
Sjellja e Edi Ramës, ditën e enjte tregoi një arrogancë të paparë ndaj kësaj takse, ku ai nuk mori pjesë në asnjë lloj diskutimi sepse nga Ministria e Transporteve siç ka dëshirë ta quaj Edi Rama në kohën qe drejtohej nga LSI, ajo taksë mund të ishte maksimumi 2.5 euro. Dhe ai e ka çuar në 10 euro.
Ju nuk jeni për heqjen e kësaj takse por për ta bërë atë të minimizuar ndoshta të përgjysmuar?
Unë dhe LSI sot jemi kundër së kësaj takse sepse shqiptarët sot vetëm për taksën e shfrytëzimit të rrugëve që paguajnë për karburant, 120 milionë euro në vit vetëm për shfrytëzimin e rrugëve. Dhe vetëm taksa e Durrës-Kukës që është akoma e papërfunduar sot kushton për mirëmbajtje 4 milionë euro. Ça do të thotë se ne e kemi paguar 30 herë taksën e mirëmbajtjes. Po të ishte me këtë logjikë ne do vazhdojmë të paguajmë taksën edhe për Tiranë-Durrës, edhe për Tiranë-Vlorë etj. Kur ndërkohë shqiptarët nga viti i taksës Majko se i kanë harruar, që është 20 vjet që paguajnë nga 50 euro në vit vetëm për lejën e makinës pra që kolaudojnë makinat, i bie rreth 25 milionë euro në vit dhe 20 vjet kanë paguar 500 milionë euro, kanë paguar për rrugën e Kukësit. Është futur taksa e shfrytëzimit të rrugëve që është me karburant, është 270 lekë të vjetra që i bie rreth 125 milionë euro në vit, pa llogaritur taksa të tjera që paguajnë shqiptarët.
Në fund të ditës të tëra këto taksa që paguajnë shqiptarët për shfrytëzimin e rrugës absolutisht nuk shkojnë për shfrytëzimin e rrugës apo për mirëmbajtjen e rrugëve apo për ndërtimin e rrugëve të reja. Dhe pjesa më e madhe e rrugëve janë ndërtuar me kredi të institucioneve ndërkombëtare, nuk janë ndërtuar me lekët, me paratë e taksapaguesve shqiptarë por janë kredi, të cilat do të paguhen në vite por ama mirëmbajtja e tyre është paguar në taksa dhe taksat që janë vënë tashmë e paguajnë akoma dhe akoma më shumë. E zëmë se do të paguajmë për mirëmbajtjen e rrugës, atëherë prish kontratën për 270 lekë për litër karburant, 1700 lekë të vjetra që është litri i karburantit, le të bëhet 1500 lekë! E ka Maqedonia 500 lekë më të lirë karburantin.
A e kuptoni që ne paguajmë 270 lekë për litër naftë vetëm për Rrugën e Kombit, që nuk e përdorin të gjithë shqiptarët por sa taksa të tjera paguajnë plus?! Vetëm për Rrugën e Kombit ne ju marrim shqiptarëve 125 milionë euro në vit! Ajo është violence psikologjike, dhuna psikologjike që ushtron Edi Rama ndaj qytetarëve të tij sepse tashmë nuk i ka ngel më gjë tjetër vetëm t’u vendosë taksën e gjumit shqiptarëve, edhe taksën e ajërit sepse taksën e ujit po e paguajnë përnatë. Po e paguajmë sikur të jemi danezë, suedezë e norvegjezë. Tashmë taksën e rrugës po shtojmë 10 euro taksën Durrës-Kukës. Ndërkohë ne turistëve u vëmë 10 euro për të kaluar, ndërkohë atyre që kanë resorte me 5 yje ju heqim taksat.
Bukën ua vëmë me 20% TVSH, vajin me 20% TVSH, sheqerin me 20% TVSH. Kjo është një temë tjetër. Ky është një mësim që qytetarët e Kukësit ia japin jo vetëm opozitës por ia japin të gjithë shqiptarët por mbi të gjitha është një mësim që ia japi Edi Ramës që mos të mendojë se është i gjithëfuqishëm dhe është i plotëpushtetshëm! Edi Rama nuk është askushi! Edi Rama e di shumë mirë që forca e një populli dhe revolta e një populli e rrëzon atë në 24 sekonda, jo 24 orë por sekonda!
Unë dua të them që sot të gjithë të ruajnë qetësinë por në radhë të parë i bëj thirrje policisë ta ruajë qetësinë, se në fund të fundit ata që rrahin me shkopinjtë e gomës janë prindërit e tyre, vëllezërit e tyre!
Nuk është Edi Rama vëllai i tyre! Edi Rama është vëllai i kriminelëve dhe i gangsterëve që drejtojnë sot Shqipërinë! Kështu që duhet të jenë të kujdesshëm! U bëj thirrje dhe gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm me policët sepse policia janë njerëzit që në fund të fundit marrin një rrogë shumë më të vogël për atë të cilën i detyron Edi Rama!
Prandaj, dua të them dhe një gjë tjetër që sot që është nata e ngjalljes së Krishtit pra që janë Pashkët katolike, me thënë të drejtën do të ishte shumë e keqe për ta bërë këtë gjë por le të jetë ringjallja e Krishtit një ringjallje shprese për shqiptarët që të kenë një jetë më të mirë dhe t’ju garantojnë të ardhmen shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre sepse nuk ka më ku të shkojë!
Kjo situatë kaq e dhimbshme, kaq e tmerrshme sa që Edi Rama guxon dhe I trajton shqiptarët në një mënyrë banale dhe bastarde ashtu siç e ka ndërtuar jetën e vet, siç po ndërton edhe karrierën e Partisë Socialiste, nuk mund të ndërtojë jetën e shqiptarëve sepse e ka shumë të vështirë.