“Rama të gjejë vrimë ku të futet, revolta do të zbresë në Tiranë…”

0
341

Ish-Kryeministri Berisha ka paralajmëruar Ramën përmes një interviste televizive se ajo që ndodhi me revoltën në Rrugën e Kombit është vetëm fillimi. Ai i ka bërë thirrje që të ndalë policinë në reagimin ndaj popullit. Berisha tha se projekti i Ramës për ndarë Shqipërinë nga Veriu dhe nga Kosova është një projekt antikombëtar.

Berisha tha se, shkaktar i asaj që ka ndodhur. Berisha i kujtoi Ramës se populli është ngritur tani dhe se nuk do të ketë forcë më ta ndalë atë. “Revolta do të zbresë në Tiranë dhe Rama të gjejë vrimë ku të futet. Berisha tha se, është bashkë me protestuesit: “Të gjithë në protesta. Rama dëshmoi një urrejtje primitive ndaj popullit të vet”, tha Berisha.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se ka vendosur një plaçkë, një akt të mirëfilltë anti-kombëtar. Berisha iu bëri thirrje qytetarëve të hedhin zgjedhën e taksave. Ish-kryeministri i bëri thirrje Ramës të bëjë mirë hesapet pasi populli është ngritur.

“Mbështes revoltën, mosbindjen qytetare ndaj plaçkës, diskriminimit, arbitraritetti të Edvin Kristaq Ramës në Rrugën e Kombit. Unë iu bëj thirrje qytetarëve të Kukësit, të Hasit, të Tropojës dhe të mbarë Shqipërisë të hedhin me një anë zgjedhën e taksave që një njeri i pashpirt, një njeri i cili ka konsideratat më të ulëta për njerëzit e thjeshtë. I lejon vetes të përdorë çdo masë represive të çdo lloj kundër qytetarëve.

Rruga e Kombit, është Rruga e Kombit, nuk është e Edi Ramës dhe as e klikës së tij në pushtet. Ka misionin e madh të bashkimit të këtij kombi, të hapësirës eknomike shqiptare.

Plaçka Rama një akt i mirëfilltë anti-kombëtar. Ky mashtrues ordiner ka trefishuar taksën e qarkullimit. Vetëm me taksën e mëparshme Rruga e Kombit mund të mirëmbahej. Edi Rama udhëhiqet nga urrejtja kombëtare. I kërkoj të ndërpresë dhunën qeveritare. Kjo masë është marrë për të gjobitur çdo kalimtar në rrugë.

Rrugët janë pasuri kombëtare. Ai spekulon dhe një spekulant i paskrupullt. Ai thoshte se është taksë kombëtare por rrugët nuk janë kombëtare. Taksa e qarkullimit thotë ky është nja taksë kombëtare që nuk përdoret për rrugë. Por për çfarë përdoret”, u shpreh Berisha.

Për dhunën e përdorur, ish-kryeministri thotë se shkaktar është Edi Rama.

“Mbështetje të plotë dhe totale për protestuesit. Shkaktar i dhunës është Edi Rama. Shkaktar i të gjitha këtyre që ndodhin dhe që do ndodhin. Përdori gjuhën e një rrugaçi në parlament Edi Rama. Edi Rama të bëjë mirë hesapet. Populli është ngritur tani”, tha Berisha.

Lidhur me një qëndrim nga PD, Berisha tha se flet në emrin e tij dhe për sa i përket vendimeve të kësaj force i takojnë udhëheqjes së saj.

“I takon udhëheqjes së PD. Unë jap këndvështrimin tim. Ju bëj thirrje lumjanëve, hasianëve, tropojanëve që të gjithë në protesta të fuqishme në mbrojtje të interesit të tyre dhe interesit kombëtar. Rruga e Kombit nuk është rruga e armiqve të Kombit”, deklaroi Berisha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here