Cfar po ndodh…Kukës, policia arreston protestuesit në mes të natës

0
265

Policia e Kukësit ka arrestuar nëpër banesat e tyre disa persona që mendohet të kenë qenë pjesëmarrës në protestën kundër taksës së “Rrugës së Kombit”.

Sipas familjarëve të personave të arrestuar, të afërmit e tyre janë marrë nga efektivë policie me maska rreth orës 03:00.

Arrestimet po vijojnë ende.

Protesta e së shtunës degjeneroi në përplasje me policinë dhe shkatërrim e djegie të sportelit të vjeljes së taksës nga koncesionari.

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në Facebook, kërcënoi ditën e djeshme se të “gjithë vandalët do të marrin dënimin e merituar”, ndërsa u shpreh se askush nuk do të mund të shkatërrojë pronën publike.

“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin”, shkroi kreu i qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here