Deputetja e LSI Nora Malaj reagoi sot mbi ngjarjet në Kukës ku dënoi arrogancën qeveritare dhe mbështetit revoltën e qytetarëve.
Postimi i Nora Malaj
Nuk kam pak që jam kthyer nga qyteti i Kukësit! Nuk isha vetëm po së bashku me mua ishin edhe 14 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Ishim aty për të mbështetur protestën e qytetarëve , pasi jo më larg se dy ditë më parë , në Parlanent , ne në të gjithë ngritëm zërin kundra koncensionive të rrugës dhe taksës së saj. Edhe pse shiu nuk pushoi , njerëzit ishin të gjithë në rrugë , për të protestuar. Protesta e tyre ishte më shumë se e drejtë. Askujt nuk mund t’i bëhet hyrja dhe dalja në shtëpi me 10 euro në ditë, kur pjesa më e madhe e tyre janë në një gjendje të vështirë mbi jetese. Qyteti që dikur bëri historinë , sot është kthyer në shesh beteje . Mbrëmë natën u arrestuan 24 qytetarë. U arrestuan natën në të gdhirë… Familjarë që kërkonin të afërmit, fëmijët prinderit dhe qytetit qytetarët e tij… Kudo një situatë e nderë … Çfarë do të ndodhë në të ardhmen???? Unë solidarizohem me qytetarët e Kukësit për të fituar të drejtat e tyre… E drejta vonon po nuk harron… Të mos harrojmë që kjo është e drejtë Kushtetute dhe askush nuk mund të ta mohojë e të ndëshkojë qytetarët e saj. Unë sot u ndjeva edhe më shumë pjesë e çdo familje që jeton në Kukës .