Zbulohet çfarë kërkon të fshehë Rama,flasin Kuksjanët…

0
1016
Albanian Prime Minister Edi Rama and his Serbian counterpart give a press conference after their meeting in Belgrade on November 10, 2014. Rama arrived on November 10 as the first Albanian prime minister visiting Serbia in 68 years, amid tensions risen over recent football incidents showing the fragility of region's stability. AFP PHOTO / ANDREJ ISAKOVIC (Photo credit should read ANDREJ ISAKOVIC/AFP/Getty Images)

 

Në mënyrë të çuditshme dhe pa dhënë asnjë shpjegim dhe në kundërshtim të ligjeve e rregullave të shtetit shqiptar, qytetarët e arrestuar në Kukës janë sjellë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Jo vetëm në Kodin e Procedurës Penale, por edhe në ligjet me të cilat funksionon Prokuroria Shqiptare, personat e arrestuar duhet të qëndrojnë në territorin e prokurorisë, përveç rasteve kur ata akuzohen si grup kriminal dhe hetimet bëhen nga strukturat qendrore.

Asnjë prej këtyre rasteve dhe veprave penale nuk qëndrojnë në atë që ka njoftuar Policia e Kukësit sot.

Atëherë pse personat e arrestuar për vepra penale që mund të hetohen edhe në gjendje të lirë, janë sjellë në Tiranë?

Çfarë po kërkon të fshehë dhe të bëjë Edi Rama sepse prej 24 orësh me urdhër të tij, policia po mban në terror dhe në shtetrrethim Kukësin.

Kërkon të fshehë dhunën që është ushtruar nga policia ndaj tyre, apo ka frikë se populli do të ngrihet sërish.

Janë të paktën 11 qytetarë të cilët janë arrestuar në Kukës dhe janë sjellë në ambientet e Policisë së Tiranës?

Nga policia nuk ka asnjë arsye se pse personat e shoqëruar janë transportuar drejt Tiranës, sepse ata ende nuk janë të arrestuar, pasi nuk ka një vendim gjykate.

Pas protestës së djeshme, policia e Kukësit ka ekzekutuar urdhër-ndalimet e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Kukës për 23 persona, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here